Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vasoja…!

333869716_696166705593916_7852448830980062254_n

Genc Demiraj

Dikush i ka folur Vasillaq si në letra, apo Vasil, por unë e shumë të tjerë i kemi folur përherë Vaso shkurt !
Vaso Godo !
Është i pari dhe i vetmi aktor me të cilin jam bërë në ato kohë me një lloj afiniteti mëse familjar !
Kjo më shumë se nga thjeshtësia e mirësia e Vasos, edhe nga një lidhje miqësie të herëshme familjare, që ai vetë ma tregonte dhe e ritregon me dashuri !
I jati i tij dhe gjyshi im ishin shok e miq jete, deri sa gjermanët ua prenë në mes të dyve, në një ditë, në një vend, në një orë, duke i vrarë !
Të dy janë dëshmorë sot, edhe im gjysh edhe babai i Vasos.
U rrit jetim vetëm me nënën Vasua, me njëqind halle e preokupime për familjen, por ama u bë aktor, artist i skenës së teatrit tonë të Vlorës, dhe nga ata artistët plot shkëlqim e të rëndësishëm që do e kishte zilí çdo skenë e teatrove shqiptare.
Mbi 90 role mban mbi vete Vaso Godoja në teatër, dhe po thuaj të gjitha role të para, se padyshim statura e tij, zëri, mjeshtëria, nuri skenik ja lehtësonte punën çdo regjisori !
I vlerësuar nga kritika për personazhet e krijuara, por i adhuruar nga publiku për super rolet e realizuara.
Për rolin e Isa Boletinit, tek “Nëntori i Flamurit” në ’82-shin, iu desh të shoqërohej me disa gjimnazistë nga Kosova, që sapo ishin arratisur nga ish Jugosllavia dhe ishin strehuar ato kohë tek konvikti i shkollës Tregtare…!
I shoqëronte më shumë edhe për ti “huazuar” dialektin e kosovarëve që i duhej për rolin. Dhe me Isën ai shkëlqeu !
Po ashtu edhe me Hodon tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, e me dhjetra e dhjetra rolet që ai ka në fondin e artë të teatrit dhe filmit…!

Takohemi herë pas here me Vason aty tek klubi i tij i lagjes, i lodhur nga hallet e mundi i tij nga shëndeti, herë edhe me një patericë që ndoshta e ndihmon, por që ndoshta edhe e pengon, por që për mua absolutisht ja ç’prish atë bukuri fizike të atij Vaso, të dikurshëm !
Por ske ç’ ti bësh !

Gjithësesi ai është dhe do të jetë përherë Vaso Godua, i veçanti e i mrekullueshmi aktor i teatrit “Petro Marko”.

Fotografia e Genc Demiraj
Fotografia e Genc Demiraj
Fotografia e Genc Demiraj

Related Posts

Leave a comment