Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Janë të magjishëm artistët tanë të folkut !

357483714_6480748402038970_8995010190497240045_n

Genc Demiraj-

I kanë tërhequr mbrëmë rreth vetes, pushuesit e shumtë, në shfaqjen spektakolare që ata dhanë në sheshin e kinemasë verore aty në “lungomare” !
I rrëmbyen duartrokitjet e tyre, me energjinë, ritmin, elegancën e interpretimit, bukurinë e kostumeve pra me gjithshka që ata dhanë nga arti i tyre !
Ishin djemtë dhe vajzat e mrekullueshëm, vallëtarë të Ansamblit “Amantia” me Elidon Brahimin në krye, por edhe virtuozët e grupit të polifonisë me Nazif Çela dhe Vendim Kapaj si dhe këngëtarët profesionistë Viktor Tahiraj e Ludmilla Baballëku që i dhuruan publikut të shumtë kënaqësi dhe emocione të shumta !
– Një Ansambël fantastik, shumë bukur, u shpreh Enzo inxhinieri elektronik nga Italia i cili së bashku me familjen eshtë pushues në Vlore prej dhjetë ditësh !
– wuauu, të mrekullueshëm…, u shprehën një çift pushuesish polak të cilët u entusiasmuan edhe më shumë kur morrën vesh që Ansambli nesër, do të udhëtoj në Poloni për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folkut aty…!
Mbrëmja kaloj në mënyrën më të bukur, dhe jashtë çdo parashikimi skena u njehsua me pushuesit dhe shpesh herë disa nga numrat u interpretuan së bashku me ta…!
E ku ka më bukur…!
Fundja misioni i artit, aq më shumë i folkut “lezetin” e ka kur interpretohet së bashku me popullin…!
I kemi të bukura dhe me shumë vlera vallet, këngët dhe artin tonë popullor, por më të bukur dhe plot talent kemi edhe artistët tanë interpretues !
Do të vazhdojnë pa ndërprerje aktivitetet kulturore dhe artistike të organizuara nga Bashkia Vlorë, Qëndra Kulturore dhe Teatri “Petro Marko”, gjatë mbrëmjeve të magjishme vlonjate, sepse në Vlorë ju tashmë e dini, që “dita është dritë dhe nata është një ëndër…!”

Related Posts

Leave a comment