Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Doja ta vrisja Marjanën, e dëgjova që fliste në telefon me Vladimir Kurtin”, Dan Hutra: I dhashë borxh 80 mijë euro, paratë ja kishte marrë burri

-640-0-1677924055xhutra-866

Dan Hutra ka pasur dyshime se djali që lindi Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e tij, vetëm 3 apo 4 ditë para se ai të dilte nga burgu, nuk ishte i tij. Dy ditë para ngjarjes makabre, sipas dosjes hetimore, Dan Hutra ka marrë një makinë me qira, të njëjtën që përdori për të lëvizur të mërkurën e zezë, dhe të martën është nisur për Kukës në vendlindje, ka marrë kallashnikovin që e ka pasur të fshehur prej disa vitesh.

Pasi u kthye, në datën 1 mars ka shkuar në Astir tek dyqani i të dashurës së saj, Marjana Gurakuqi. Në dosje thuhet se Hutra ka deklaruar se Marjanës ka dashur t’i pres kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund.

Pasi nxori biçakun në dyqan, Marjana është vetëmbrojtur dhe e ka goditur Danin me xham në diorë, teksa ka hyrë një klient në dyqan, detaj që ka mjaftuar që ai të largohet.

Biçaku dhe syzet i kanë rënë gjatë përleshjes me Marjanën. Para hetuesve Hutra ka deklaruar se Marjanën donte ta vriste pasi ka pasur marrëdhënie intime me të dhe kur ka dalë nga burgu herën e parë në 2021-shin i ka dhënë 80.000 euro për t’i ruajtur, por pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2.300.000 lekë të rinj.

Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg gjatë kohës që vuante dënimin duke tentuar te ushqimi me anë të Vladimir Kurtit, të cilin e ka pasur shok qelie në burg. Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit mes tyre.

Dani ka bërë disa përpjekje të godiste Vladimir Kurti në burg, por nuk ka mundur ta realizojë atë dhe i është shprehur Vladimirit se kur të dalë nga burgu “do i bëjë kurban një kokë”. Pas përleshjes me Marjanën, Dan Hutra është nisur drejt banesës së ish-vjehrrit të tij Zaim Hysa në Paskuqan.

Elena (Alketa) Hysa e lajmëroi për shtatëzaninë dhe dyshimet e para të Dan Hutrës.

Alketa i ka bërë me dije se ishte shtatzëne dhe të dy kanë kryer një vizitë mjekësore ku ka rezultuar se Alketa ishte shtatzënë 45-ditëshe. Më datë 19 qershor 2022 Dani sqaron para hetuesve se e ka lënë Alketën në banesën e tij dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur në shtëpi, e ka kërkuar në banesën e prindërve por nuk ka qenë as aty.

Së bashku me nënën dhe vjehrrën Dani ka shkuar në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë për të bërë kallëzim për largimin e Alketës. Pas disa orësh ai është njoftuar për kthimin, kanë debatuar mbi këtë situatë dhe Dani ka hequr unazën dhe ia ka kthyer Alketës ne prezencë të familjarëve të saj. Pas një jave ai është telefonuar nga familja e Alketës për t’u sqaruar për shtatzëninë e saj.

Pretendon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka hyrë te shtëpia e vjehrrit të tij, ka ardhur polica, e ka shoqëruar dhe arrestuar padrejtësisht dhe nuk i janë respektuar të drejtat gjatë burgimit. Nga ana tjetër Alketa ka tentuar të rregullojë marrëdhëniet me Danin gjatë kohës që ai vuante dënimin, por ai e ka refuzuar duke pretenduar se i është bërë padrejtësi.

Më datë 16 shkurt Dani është liruar nga burgu dhe 3-4 ditë para se të dilte, Alketa ka lindur djalë për të cilin Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë duke deklaruar se nga debatet e ndodhura, ka vendosur që të shuajë familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur planin.

Leave a comment