Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këngëtarja shqiptare flet për paragjykimet ndaj bashkëshortit të saj: Njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës

-0-500-1678363068xauto-linda-halimi-5-500x375-11646484586-600x450-109

Linda Halimi është një nga këngëtaret shqiptare më të përfolura në mediat rozë. Ndonësë ka disa vite që ajo është shpërngulur në SHBA, ku lei po vazhdon jetesën, duket se përsëri publiku ka një kuriozitet të madh.

Në një lidhje me Skype for “ABC e Mëngjesit”, Linda ka folur për gjithçka, nga fillimet e karrierës, eksperiencat e ndryshme në skenë deri te bashkëshorti.

E pyetur se si është ndjerë nga paragjykimet që ka zgjedhur të ketë në krahë dikë me ngjyrë, Linda ka thënë se njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës.

“Më vjen mirë që njerëzit janë të hapur ndaj popujve të tjerë. As ti dhe as unë, nuk kemi zgjedhur etnicitetin se çfarë duhet t’i përkasim.

Dmth njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës. Unë nuk jam martuar me dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, jam martuar për shkak të personalitetit të tij, për mënyrën se si më ka respektuar gjithë jetën, mënyrën se si më ka dashur dhe i uroj çdo femre në botë të ketë dashuë dhe respektin që unë kam”, u shpreh ajo.

Related Posts

Leave a comment