Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këngëtarja shqiptare akuzon rëndë ish-bashkëshortin, i përgjigjet ai: Ajo është psikopate e droguar

-640-0-1678704828xsyla-495

Pas deklaratës dhe akuzave të forta publike që këngëtarja Fjolla Morina bëri për ish-bashkëshortin e saj Besnik Syla, se arma për të cilën ajo u arrestua ishte e tij dhe se ai i kishte kërcënuar me jetë vajzën, vjen reagimi i këtij të fundit.

Në një video në rrjetet sociale, Syla thekson se nuk flet për njerëz që shajnë dhe nënën e tyre, ndërsa fyen Morinën duke e quajtur; psikopate dhe drogaxhie’.

“O njerëz dëgjoni, s’kam ça me fol për atë njeri. Një njeri që e shan nënën e vetë, vëllain e vetë, ul familjen e vetë, për mua nuk është njeri. S’ja vlen me fol.

Me një njeri psikopat, drogaxhi, nuk fol dhe nuk merrem me të. S’ja vlen të flas për të dhe mos bëni më pyetje”, tha Syla.

Fjolla Morina e akuzoi madje ish-bashkëshortin, se ka dashur ta helmonte.

Related Posts

Leave a comment