Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PSG ëndërron Haaland, ka gati ofertën e çmendur

-640-0-1678712651xhaaland-1-926

Golashënuesi më i mirë i Premier Ligës ka shkëlqyer në këtë sezon te Mançeter Siti, ndërkohë që drejtuesit parisienë janë të stresuar për dështimet e njëpasnjëshme në Ligën e Kampioneve.

Pavarësisht investimeve të jashtëzakonshme të bëra nga pronarët katariotë, PSG ka zhgënjyer në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit.

Dhe zgjidhja në “Park de Prince” shikohet afrimi i yllit norvegjez që është goalshënuesi më i mirë i Europës, raporton Daily Mail.

Haland ka shënuar 28 gola vetëm në Premier Ligë.

Sipas mediave franceze, dy yjet e PSG, Lionel Mesi dhe Nejmar, 35 dhe 31 vjeç mund të largohen në verën e ardhshme nga klubi parisien.

Kjo do t’i japë mundësi PSG që të investojë për norvegjezin, e të respektojë rregullat e Fair-Play Financiar.

Ndryshime pritet që të ketë edhe në stol. Trajneri Kristofe Galtier nuk ka plotësuar pritshmëritë, e nisur nga kjo në vend të tij mund të afrohet Zinedin Zidan.

Emri i legjendës franceze është përfolur prej kohësh në “Park de Prins”, por duket se tani është momenti ideal për të për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Related Posts

Leave a comment