Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë, rrëfehet vëllai i Elena Hysës: Po të isha në shtëpi, s’do ndodhte! Tani kam probleme me familjen e gruas

-640-0-1678118604xhutra-788

Erjon Hysa, burri i Hasime Dafkut e cila u vra nga Dan Hutra teksa ishte shtatzënë, ka folur për ‘Pa Gjurmë’.

Ai thotë se “po të isha unë në shtëpi nuk do të kishte ndodhur kjo masakër”, pasi ndodhej në Gjermani.

Ai ka humbur bashkëshorten dhe motrën, por prpblemet nuk kanë të sosur për të, pasi familja e Hasime Dafkut e ka bërë atë fajtor.

Pjesë nga intervista:

Erjon Hysa: S’ka fjalë… nuk ka fjalë, nuk di si ta përshkruaj

Odeta Dume: Erion ju keni qenë në Gjermani në atë kohë ?

Erjon Hysa: Në Gjermani kam qenë se po të isha në Shqipëri…(hesht)

Odeta Dume: Ju jeni vëllai që keni humbur dhe bashkëshorten?

Erjon Hysa: Po…

Odeta Dume: Po ju e keni ditur që ky ka qenë një person problematik që e ka kërcënuar ?

Erjon Hysa: Po kush e ka ditur çfarë njeriu ka qenë ky, nuk e ka ditur njeri

Odeta Dume: Unë dëgjova se ju tashmë keni probleme edhe me njerëzit e ish-gruas, të ndjerës

Erjon Hysa: Po (hesht)

Odeta Dume: Po gjëndja e motrës dhe e nënës si janë ?

Erjon Hysa: Pak më mirë, kur të dalin ato do flasin, se ato e dinë më mirë

Odeta: Jam me familjen tuaj, jam me dhimbjen tuaj

Erjon Hysa: Faleminderit shumë!

Related Posts

Leave a comment