Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Misteri si dhe pse ishte i lirë vrasësi serial Dan Hutra? Apeli i Tiranës: Ne nuk e kemi liruar, s’dimë çka ndodhur në shkallët e tjera

-640-0-c3dacd72c0c9feefd03bec7fc0d38bb6

Dan (Ramazan) Hutra duhet të ishte në burg, por ditën e sotme me lirinë e tij, ai u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera pa mëshirë, teksa edhe më parë kishte marrë një jetë gruaje.

Në të shkuarën e tij, Hutra kishte kryer krime makabre, si përdhunimin e kunatës së tij, pengmarrje, dhunë dhe vrasjen e gruas së tij të parë me thikë në zemër, por drejtësia e la të lirë.

Edhe pse Gjykata e Tiranës e po ashtu ajo e Apelit nuk pranuan t’ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë.

Së fundmi ka ardhur një reagim nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila shfajësohet, duke njoftuar se ka rrëzuar kërkesën e Dan Hutrës për të dalë nga burgu, duke shtuar më tej se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Por diçka nuk ka funksionuar dhe si pasojë 3 grave iu mor jeta.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra,  i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

-Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Masakra në Paskuqan

Dan Hutra, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka kryer krimin e dyfishtë në Paskuqan mesditën e kësaj të mërkurë. Ai ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.

Hutra rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases, Dafina Havalja.

Related Posts

Leave a comment