Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk ka Panteon për Molierin!

333320434_977440206556941_6444843381891943446_n

Dashnor Kokonozi

Atij i blatohen të gjitha nderet.
Deri edhe frëngjishtja quhet “gjuha e Molierit” por për të nuk ka vend të Panteon. Aty ku janë njerëzit më të shquar të kombit.
Problemi u ngrit në shkurt 2021 me rastin e 400 vjetorit të lindjes, u ngrit edhe këtë muaj të shkurtit 2023 me rastin e 350 vjetorit të vdekjes. Përgjigja ishte jo.
Arsyeja është e thjeshtë. Jean-Baptiste Poquelin, Molieri është ruajalist, njeri I afërt I mbretit Louis XIV, njeri I Regjimit të vjetër.
Nuk vlejti as fakti se gjatë monarkisë aktorët cilësoheshin si renegatë dhe kur vdisnin hidheshin në një gropë të përbashkët, fat që e pati edhe vetë Molieri, autori i pavdekshëm i Shkollës së grave, Koprracit, i të Sëmurit imagjinar, i Doktor padashka (siç kam parë një herë në një afishe në Korçe) etj….
Hyrja në Panteon u është ndaluar edhe Descartes, Montesquieu, Racine. Të gjithë të njohur si afër monarkisë.
Panteoni u ngrit në kodrën Sainte Genevieve gjatë Revolucionit për të shmangur traditën e kanunizimit të Regjimit monarkist.
Aty Republika do të celebronte njerëzit e saj të shquar.
(Një arsye më shumë e distancimit të shkrimtarve dhe artistëve nga pushteti)

Related Posts

Leave a comment