Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përpiqem të gjej disa veçori tonat.

306350905_481612163833625_5333049010462254087_n

Dashnor Kokonozi

Prej kohësh po bindem se njëra prej tyre është se përballë tjetrit kemi refleksin e turbullt të gjykimit a paragjykimit. Përgjithësisht për të keq, por jo domosdoshmërisht e rrënjësisht me ligësi. Na pëlqen të kapim qoftë edhe një cen te tjetri. Si të ishte një nevojë biologjike.
Kur nuk gjejmë kënaqemi edhe duke menduar se “tjetri” është i ardhur, se e ka lëkurën më të errët se ne etj..

Vras mendjen të gjej origjinën e kësaj dhe besoj se po i afrohem disi. Për mua kjo gjë na jep një siguri të rreme se ne jemi më të mirë se ai që kemi përballë, tjetri.
Kemi nevojë për këtë, si të qe një rrezik më pak ndaj ekzistencës sonë.

Vetëm disa të privilegjuar dinë të mos gjykojnë kurrë, disa shpirtëra tê mêdhenj. Në prani të tyre instinktivisht provojmë ndjesinë e mirë se aty na pranojnë ashtu siç jemi.

Related Posts

Leave a comment