Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fytyra jonë e keqe.

306350905_481612163833625_5333049010462254087_n

Dashnor Kokonozi

.

Më qëllon të shoh në fcb portrete personash publikë ose jo. As nuk di gjë e as kam ndonjë mendim për ta. Sa kohë që nuk jam i parazituar nga informacione anësore.
Dikur mësoj se ndonjëri prej tyre është akuzuar nga drejtësia si i korruptuar, një tjetër si kriminel, tjetri si përdhunues. Befas, portretet e tyre nuk kanë asgjë të ngjashme me ato të mëparshmit.
Në mendjen time ata tashmë i plotësojnë të gjitha standartet e kriminelit.
– Ja, them me vete, duket kjo fytyrë e keqe që është kriminel.
Ka të tjerë që i shoh për herë të parë ditën që shpallen kriminelë. I shoh dhe them si ka ndodhur që nuk i kanë arrestuar më parë? Ai që në surrat duket se është i tillë!
Nuk e di nëse do të mendoja të njëjtën gjë, pa lexuar etiketën e freskët që i është vënë si kriminel.
Pastaj më ndodhi një herë që një i njohuri im i dikurshëm u akuzua si pedofil. I shihja foton që i nxori policia dhe e mora veten inat si nuk e kisha kuptuar me parë një monstër të tillë, se ai nuk u bë i tillë brenda ditës. Dukej nga fytyra që ashtu kishte qenë gjithë jetën. Dhe unë kisha pirë kafe më të dhe nuk kisha kuptuar asgjë. Qe tronditëse për të gjithë!
Pastaj ai doli i pafajshëm.
I shihja përsëri të njëjtën foto dhe me vete thoja se ishte normale që doli i pafajshëm. Po të kishte qenë i tillë, unë do ta kisha njohur me kohë nga fytyra…
Pyes shpesh veten pse evolucioni ka ka dhënë një cilësi të tillë, pra pse na nxit të gjykojnë natyrën e njerëzve duke u nisur nga pamja e jashtme?
Sigurisht, për të mirë e bën. Pêr tê mirën tonë. Për të na dhënë një shans mbijetese nëse jemi përballë situatash të tilla. Por ka të ngjarë që edhe natyra nganjëherë harxhon energji në mënyrë të panevojshme. Bën më shumë se sa kemi nevojë.
Po të më kishte pyetur mua (nuk e di ku isha atëherë), do t’i thoja të na mësonte jo të gjykonim, por të mos gjykonim njeri. Aq më pak tê paragjykonim.
Kështu do të kishim më shumë shanse të kapnim të vërtetën.
Por tani është vonë. Zemreku është ngrehur gjenetikisht dhe ne gjithë jetën do të jemi të dënuar që instinktivisht të gjykojmë të tjerët.
Megjithatë kam ende nje medyshje nese behet vertet fjale per nje instinkt, te fituar nga evolucini (dhe ne perjetesisht jemi te denuar të paragjykojmë të tjerêt) apo eshte një gjest kulturor, i ndikur nga mjedisi ku jetojme (që edhe mund ta shqisim nga vetja)?

Related Posts

Leave a comment