Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

23 piromanë të arrestuar, apeli i Ballës: Gjykatat ti japin dënimin e merituar

auto_RSTUR6U1692974867

23 persona janë vënë në pranga nga policia këtë sezon veror si zjarrvënës, i fundit në Laç, për të cilin gjykata e cilësoi arrestimin të ligjshëm. Ministri i brendshëm Taulant Balla kërkon nga drejtësia dënime maksimale që parashikohen në kodin penal.

23 persona të dyshuar si ‘piromanë’ janë arrestuar nga policia në muajt korrik e gusht. Të dyshuarit e vënë në pranga si zjarrvënës janë pothuajse nga çdo qark i Shqipërisë, në territore ku janë shfaqur vatra zjarri. Së fundmi një 41 vjeçar u arrestua në Laç për të cilin gjykata e Lezhës caktoi masën e arrestit me burg.

Vladimir Hiskau sipas hetimeve është përgjegjës për zjarrin në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit. Vendimi është komentuar nga ministri i brendshëm Taulant Balla i cili apeloi që të jepen dënimet e merituara për këtë vepër kriminale.

Sipas tij duhet mbyllur kapitulli i gjatë dhe i turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë. Legjislacioni shqiptar parashikon dënime nga 10 deri në 20 vite burg për shkatërrimin me zjarr të pyjeve apo mjedisit pyjor ndërsa kur kjo vepër kryehet nga pakujdesia nga 2 deri në 8 vite burg.

Leave a comment