Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Për Koço Kostën dhe të tjerë…

download (18)

Dashnor Kokonozi

Dëgjoj të flitet pak për shkrimtarin Koço Kosta. Kujtoj shpesh se botimet e tij dikur krijonin atë që sot quhet “buzz “, një diskutim që shkonte gojë më gojë e vesh më vesh dhe që atëherë nuk është se i pëlqente shumë regjimit.
Mbase kishte plane për ta dërguar në kasaphanë.
Se më kujtohet, që pasi folëm gjatë nën zë e shpesh duke qeshur për një libër të tijin, që përshkruante furnizimin me speca dhe erën e tyre që shpërndahej për të ditë të tëra në qytet, në Radio erdhi një ish redaktor i Radios që tashmë punonte në Komitetin Qendror a në një Institut marksizmi.
Vetë ishte shkrimtar mediokër, por kujdesej të sillte hera herës “lajme” nga lart. Atë ditë, pa e pyetur kush, nisi të tregojë se shoqja Nexhmije ka folur disa herë për letërsinë pa cilësi të Koço Kostës. Për të, ai qe dikush që shkruante thjesht për t’u tërhequr vëmendjen njerëzve me gjëra që nuk kishin vend në letërsinë e vërtetë.
Po atê ditë, nja dy orë më pas, kolegu e shefi i Redaksisë së Kulturës, Alfred Kanini, disi i turbulluar më thirri për një kafe dhe më tha se kishte përshtypjen se Koçon e prisnin ditë të këqija.

Pyetjes sime se pse mendonte ashtu iu përgjigj duke më treguar se pak më parë, kur po bisedonte me nja dy kolegë te Klubi i Lidhjes, mes tyre qe afruar po i njëjti person që paradite kishte qenë në Radio dhe u kishte folur për përshtypjet jo të mira që që kishte “atje lart” për Koço Kostën.

Dukej se regjimi kishte vendosur të merrej seriozisht me të. Pak kohë më pas, për shkak të veprês së tij “Ata të dy dhe të tjerë”, në mos gaboj, Koços i hiqet e drejta e botimit.

Ne që ishim në dijeni të fjalëve që ishin përhapur për të (që sot e shoh si shenjë të qartë se kishte një organizim perfekt përgatitjeje opinioni për ata që do ta pësonin), prisnim akoma më keq.

Dukej se dhëmbët prej gize të diktaturës ishin hapur mirë për Koço Kostën, por nëse u mjaftuan vetëm me sikterisjen e tij në një fshat të Mallakastrës (gjë që sipas skemës ishte faza e parë e zbritjes në Ferr) kjo ndodhi sepse ngjarjet po përshpejtoheshin në drejtime tjera dhe regjimit po i ndiheshin grahmat e fundit.
Ai ”buzz” i librit te tij mua më ka mbetur në mendje se një nga të paktat shenja jete e realizmi të letërsise së asaj kohe.
Kishte te tjere qe e kishin frazën më tê stërholluar se K. Kosta, por sot une pyes veten: për kë Shqipëri shkruanin atë, se ajo që del në faqet e librave tê tyre kam përshtypjen se nuk e kam parê gjëkundi?

Related Posts

Leave a comment