Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Takimi im me don Kishotin.

385699080_702992641695575_1072453947367968539_n

Dashnor Kokonozi-

Mbas gjashtë jave rrugë, së fundi e pashë veten duke ecur në urën e famëshme të Orbigos, në Leon të Spanjës.
Kisha mësuar se aty nga fundi i Mesjetës, një kalorësi të atyre anëve me emrin Don Suero de Quinones, fort i turbulluar nga dashuria për një aristokrate të kësaj ane, iu mbush mendja të varë ca hallka zinxhiri në qafë, në shenjë skllavërie ndaj zonjës në fjalë e të bënte ecejake te kjo urë.
Zonja nuk po deshte tja dinte shumë për të.
Që t’i tërhiqte vemëndjen, Don Suero de Quinones, zuri mesin e urës dhe nisi t’u kërkojë duel të gjithë kalorësve që kalonin aty pari. Dhe kjo deri sa të thyente njëqind shtiza të kundërshtarëve!
Atë që tha, për çudinë e të gjithëve, Don Suero de Quinones, e bëri. Por zonja përsëri nuk e çau… kryet.
Por zullumet që bëri do ta ndjekin kalorësin tonë nga pas.
Një kundërshtar i tij i dikurshëm, me emrin Don Gutierre Quijad (Kishad), nuk e kishte harruar fyerjen që i ishte bërë mbi këtë urë dhe vite më pas, do t’i kërkojë duel don-it tonë të Orbigos. Dhe do ta vrasë, m’u aty te kjo urë.
E pra, këtu të gjithë historianët e letërsisë janë të mendimit se historia e don Suero de Quiniones dhe don Gutierre Quijad-it i ka shërbyer Servantesit për të krijuar personazhin e tij legjendar.
Është provuar historikisht se një nga shoqëruesit e don Gutierre Quijad-it ka qenë prej familjes së donja Katalina de Salazar-it, gruas së Servantesit.
Besoj se ia vlente të ulesha pak në një nga bordurat e urës së Orbigos dhe të mbyllja sytë (gjë që më vinte fort për mbarë, pas asaj dite rraskapitëse), për të dëgjuar trokëllimën e kuajve të atyre dy don-ëve të harruar, që, aty te këmbët e mia, kalëronin si të handakosur drejt njëri tjetrit.

Related Posts

Leave a comment