Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Regjistrimi i popullsisë! Mazniku: Ka pyetje për emigrantët, etninë dhe fenë

-640-0-72488bdc53862300f5d9ff6f4ec7c35c

Ndërsa po vijon procesi i regjistrimit të popullsisë, ministri Arbër Mazniku në një intervistë për Top Channel tregon se në pyetësor përveç të dhënave që tashmë dihen, po mblidhen të dhëna edhe për numrin e emigrantëve dhe vendet ku ata jetojnë. Po ashtu, ka pyetje edhe për deklarimin e fesë dhe etnisë.

Duke folur për ecurinë e procesit, Mazniu tha se: “Nga informacionet që kemi nga terreni, procesi po ecën shumë mirë. Nuk kemi pasur asnjë problem thelbësor me të gjithë procesin. Në terren sot që flasim janë më shumë se 5200 intervistues në të gjithë Shqipërinë, të cilët që nga momenti që ka filluar procesi kanë bërë në ditë 5-6 intervista, saç është normativa e intervistave ditore mesatarisht.”

Sa i përket numërimit të emigrantëve që janë jashtë territorit shqiptar, Mazniku shprehet se: “ Pavarësisht se nuk është objektiv i këtij censi, personi që pyetet qoftë ai kryefamiljari apo personi përgjegjës për t’u përgjigjur për familjen, gjithashtu përgjigjet për numrin e anëtarëve të familjes që janë në emigracion, vendin ku ata janë, arsyen pse kanë emigruar, përgjigje këto të cilat do të na japin një imazh edhe më të qartë për numrin e shqiptarëve në emigracion dhe vendndodhjen e tyre.”

Është vënë re një thirrje e komuniteteve fetare për të dalë dhe deklaruar pasi u intereson numri i besimtarëve të tyre, dhe gjithashtu ka pasur një reagim edhe përsa i përket etnive…

“Për ne ka qenë e rëndësishme që kjo pyetje së bashku me etninë dhe gjuhën, sipas standardit evropian, të jenë pyetje fakultative, që t’ju japin mundësi njerëzve të shprehen si mendojnë ata. Gjithashtu nëse duan të shkruajnë në vijim për këtë çështje, mund ta bëjnë sikurse mendojnë ata”- deklaroi Mazniku.

A intervistohen fëmijët, dhe nëse po deri në cilën moshë?

“Për seksione respektive, secili prej njerëzve madhor përgjigjet vetë për secilën nga seksionet që është specifike për çdo njeri. Por gjithashtu, kur personat nuk janë në shtëpi, pra banojnë aty por nuk janë në shtëpi për momentin sepse mund të jenë në punë apo diku tjetër, atëherë një person mbi 18-vjeç, i autorizuar për të bërë këtë punë mund të përgjigjet edhe për anëtarët e tjerë të familjes. Çka do të thotë që për anëtarët minor të familjes të dhënat i jep një nga prindërit”- vijoi Mazniku.

Cili është roli i Bashkive në procesin e censit?

“U kemi bërë thirrje të vazhdueshme 61 bashkive të vendit që të angazhojnë stafet e tyre për të mbështetur intervistuesit në terren, pasi kjo çështje është shumë e rëndësishme edhe për mënyrën se si ndahen financimet publike në terren dhe volumet e financimeve publike që çdo bashki do të marrë”- përfundon Mazniku.

Related Posts

Leave a comment