Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edicioni i katërt i Festivalit “Netët e Bejkës së Bardhë” do të ketë jehonë kombëtare

kristo-cipa-tirana-diplomat

Intervistë e Drejtorit të Festivalit ” Netët e Bejkës së Bardhë”- Pilur- Nivicë 2023, zotit Kristo Çipa, Mjeshtër i Madh

Zoti Çipa, a kanë nisur përgatitjet për edicionin e radhës të Festivalit ” Netët e Bejkës së Bardhë” të Pilurit?

– Festivali “ Netët e Bejkës së bardhë” ka nisur nga përgatitja e tij prej kohësh, duke u bërë fillimisht rikonicioni i festivalit të mëparshëm. Njëherësh tashmë është krijuar prej përvojës së edicioneve të mëparshme edhe një vizioni i ri për edicionin e sivjetshëm.
Këtë vit shënohet edicioni i 4- ët dhe pritshmëritë janë në rritje.
Ne si organizatorë, tashmë po mendojmë rritjen e cilësisë së këtij festivali dhe zgjerimin e gjeografisë pjesëmarrëse. Gjithashtu mënyra e vlerësimit të grupeve polifonike, pjesmarrëse në konkurim do të jetë ndryshe.

Cilat janë të rejat që do të ketë edicioni i katërt i këtij festivali?

-Të rejat e festivalit të sivjetshëm, janë disa:
-Do të ketë grupe edhe nga bashki që deri më sot nuk kanë marrë pjesë.
-Do të ketë grupe përshëndetëse nga Lugina e Preshevës, Malësia e Madhe. Do të kemi polifoni nga Janina dhe një grup emigrantësh nga Stokholmi.
-Juria do të përbëhet nga më profesionistët e kësaj fushe por në vlerësim do të futen edhe përgjegjësit e grupeve pjesëmarrëse.
-Vlerësimi i grupit fitues do të jetë më stimulues edhe përsa i përket bonusit financiar.
Momentalisht këto janë disa nga të rejat e këtij festivali, por në ditët në vazhdim, do të ketë edhe surpriza të tjera.

Si do të konkurohet sivjet?

-Në këtë edicion, grupet do të jenë nga një në çdo bashki duke u dhënë mundësi grupeve nga Konispoli, Dropulli, Përmeti, Gramshi etj., të mund të marrin pjesë. Grupet do kenë të detyrueshme tre këngë dhe një ninull apo rit. Këngët do të dëgjohen më parë nga Komisioni i Festivalit, pastaj do të konkurojnë. Vlerësimi siç edhe e citova më sipër, do të bëhet nga një juri profesionistësh, por edhe përgjegjësit e grupeve do të kenë mundësinë të vlerësojnë grupet e tjera, përveç grupit të tyre.

A ka mysafirë tëposaçëm në këtë festival sivjet?

– Mysafirë të posaçëm në këtë edicion do të ketë me grupet përshëndetëse, por gjithashtu edhe me personalitete të veçantë nga kulturora, institucionet kombëtare dhe përfaqësuesve politikë.
Në çdo fshat të bashkisë Himarë do të ftohen edhe kryesitë e fshatrave të cilat do të kenë mendim konsultativ në vlerësimin dhe organizimin e këtij festivali, i cili po e oasuron përherë e më tepër përvojën dhe jehonën kukturore në vend dhe më gjerë.

A ka për ju si organizator, probleme me përkimim e këtij edicioni, disa javë para Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës?

– Festivali Kombëtar i Gjirokastrës është një shtysë shumë e mirë për “ Netët e Bejkës së Bardhë”, sepse grupet janë duke u përgatitur dhe niveli i tyre artistik është edhe më i lartë dhe mbajtja e këtij festivali gati një muaj para atij të Gjirokastrës është si “ndeshjet përgatitore të botërorit”.
Futja e elemntëve të rinj në shumë grupe polifonike i jep festivalit një freski dhe besueshmëri për vazhdimin e traditës. Rritja e cilësisë së kushteve dhe logjistikës teknike, mjeteve të zërit dhe transmetimi direkt i tij në media serioze është një tjetër sfidë që duhet ta përballojmë këtë vit. Tërhewja edhe më tepër e vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, janë pjesë e masave përgatitore dhe përkujdes i veçantë për jehonën që do të ketë Festivali ynë i katërt i ” Netëve të Bejkës së Bardhë”, i cili realizohet edhe përmes një bashkëpunimi shumë më serioz mes Bashkisë së Himarës dhe asaj të Tepelenës, nën kujdesin e veçantë të dy kryetarëve, zotërinjve Gjergji Goro dhe Tërmet Peçi.

Intervistoi Anisa Muçaj

Related Posts

Leave a comment