Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy rastet kur britanikët korrigjojnë emërtimet e artefakteve shqiptare në Londër

Screenshot_20230315_191529_Instagram

Arbër Dalmati-

Dy herë institucionet kombëtare britanike kanë ndryshuar emërtimet në objekte muzeale të ekspozuara në Muzeun Britanik. Rasti i parë ka ndodhur në vitin 2012, kur shkas u bë ankesa e drejtuesit të shoqatës së Bajronistëve shqiptarë, ish Ambasadorit, Profesorit dhe përkthyesit të paharruar Afrim Karagjozi. Përmes një letër-ankesë të iniciuar prej zotit Karagjozi dhe firmosur nga rrjeti i shoqatave që formojnë Akademinë botërore të Bajronistëve, portretit rë Lord Bajronit të veshur me kostumin e famshëm lunxhiot, iu ndryshua emërtimi i cili shënohej si kostum i zonës së Epirit në Greqi. Prej atij momenti, kostumi i ekspozuar në Muzeun Nacional të Londrës mban nënshrkimin Kostum i zonës së Lunxhëriaë në Shqipërinë jugore. Ndërsa rasti i dytë përsëritet së fundi, pas letrës që anetari i këshillit shkencor të UNESCO, zoti Auron Tare i adresoi Drejtorit të Përgjithshëm të Muzeut Britanik, në Londër. Institucioni, paskëtaj ka vendosur të ndërrojë emërimin e zbulimit të koleksionit të monedhave romake të në Butrint, nga “Buthrotum Epir Greqi”, në Buthrotum Epir Shqipëri. Muzeu Britanik është qendra më e rëndësishme e Muzeulogjisë Boterore. Në përgjigjien e dërguar nga kuratori i Departamentit të Monedhave dhe Medaljeve, Tom Hockenhull, shkruhet se kërkesa e z.Tare është e drejtë dhe pas një kërkimi të mirfilltë u pa e arsyeshme se emërtimi i koleksionit të monedhave të Butrintit të ndryshojë emërtesën e saj në Buthrotum Epir, Albania.

Leave a comment