Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama ndan foton me kampionet olimpike: Simbolet e reja të FA-së

-640-0-eb46b1db3451dd26fb890cfc972a93a0

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

“Me vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, u shpreh Rama, ndërsa ndau foton.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm dje në promovimin e librit “Kryemjeshtri”, kushtuar rrugëtimit të trajnerit Dritan Kuka, që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të xhudos.

Në këtë promovim të zhvilluar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri ishin të pranishme edhe kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Në bazë të ligjit, Ministria e Mbrojtjes i trajton kampionet olimpike si ushtarakë në grada të larta, sipas medaljeve.

Leave a comment