Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“900 milionë euro për 5 vite”, BB do të financojë Shqipërinë për vende pune dhe zhvillim ekonomik

BB-STRATEGJIA-PER-SHQIPERINE_frame_0-1280x720-1-750x375

900 milionë euro është vlera e plotë e investimeve që do të burojnë nga Strategjia e Partneritetit, e nënshkruar midis Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare. Ajo do të shtrihet në periudhën 2023-2027. Nga ndërtimi i urave, tek bujqësia konkurruese, qeverisja “online” apo financimi i politikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Janë këto 4 projektet e reja që do të financohen nga Banka Botëroren në kuadrin e kësaj strategjie.

“900 milionë euro për 5 vite”, BB do të financojë Shqipërinë për vende pune dhe zhvillim ekonomik

“Me këto investime, me këto 4 projekte. Banka Botërore synon t’ua përmirësojë jetën qytetarëve shqiptarë, që të mos shohin largimin vetëm si opsion. Këto projekte nuk janë pa një strategji”, thotë eksperti Mikel Qafa.

“900 milionë euro për 5 vite”, BB do të financojë Shqipërinë për vende pune dhe zhvillim ekonomik

Strategjia synon të nxisë punësimin dhe të krijojë vende të denja pune me qëllim përdorimin më të mirë të kapitalit njerëzor, si dhe të ngrejë kapacitetet e vendit në drejtim të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore.

“Investimi në kapitalin njerëzor është mjaft me rëndësi që ata mos jenë konkurrues vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij”, thekson eksperti.

Related Posts

Leave a comment