Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A ka patur Migena konflikte me kunatin e saj? Flet bashkëshorti i gruas që u vra në Shkozë

-640-0-4e848075e4bee37fe3fecf557b7fe781

Erjon Sinani bashkëshorti i Migena Sinanit e cila mëngjesin e së shtunës u vra ndërsa flinte nga kunati i saj, rrëfen për ABC News se ditën e tragjedisë nuk ndodhej në shtëpi. Ai thotë se punon taksist për të siguruar një jetesë më të mirë, për fëmijët e tij.

Lidhur me marrëdhënien mes gruas së tij të ndjerë dhe të vëllai, Sinani thotë se nuk kishin konflikte, ndërsa të dy punon fort, për të siguruar të ardhura për një jetesë më të mirë. Apeli i vetëm që ka, është ndihma për të rritur dy fëmijët e mitur jetimë.

Pjesë nga intervista:

Ju punoni taksist, gjithmonë natën?

Po natën, punoja natën për fëmijët, po mundoheshim me mbledh pak lekë më i siguri jetesë shtëpia është e amortizuar komplet, ka shumë lagështirë.

Mendoni se kushtet e vështira e ka çuar në këtë akt vëllain tuaj?

Nuk di çfarë të them.

A punonte ai?

Po, shumë punonte, për të siguruara lekë për të blerë një shtëpi.

Keni një apel? Për shkak të asaj çfarë ndodhi, një ndihmë për fëmijët tuaj?

Një shtëpi të jetoj normal, që fëmijët mos më sëmuren.

Migena ka pas konflikte?

Jo nuk ka patur probleme. Nuk e di si ndodhi.

Po fëmijët?

Fëmijët ndodhen te njerëzit e nuses. I mbajnë ata. Janë të vegjël s’e kuptojnë këtë gjë. Lodra duan shëtitje. Ata më kanë dhënë mbështetje të plotë. Ata kanë mbetur tani.

Related Posts

Leave a comment