Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetari: Kandidatët e Alibeajt u kërcënuan nga krimi i organizuar për t’u tërhequr nga gara

-640-0-1679681078xalibeaj-135

Gazetari Eni Ferhati thotë se kandidatët e Enkelejd Alibeajt janë kërcënuar nga krimi i organizuar për t’u tërhequr nga gara.

Sipas tij përdorimi i bandave në fushata elektorale është kthyer në normalitet nga politikanët dhe ky nuk është fenomen që lidhet vetëm qeverinë por edhe me opozitën.

“Pse janë tërhequr kandidatë e Alibeajt? Ka raste që mund të jenë kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar, ka informacione nga burime informative të institucioneve serioze. Me rast konkret, Çapjat kanë qenë historikisht një familje e djathtë, ku janë sot? Janë të goditur nga drejtësia, kë do votojnë Çapjat?

Janë në burg, por janë të predispozuar të mbështesin opozitën. Ka individë të botës së krimit që bëjnë be për PD. Këta politikanë e kanë kthyer në normalitet përdorimin e bandave në fushata zgjedhore, por nuk mund t’ia veshim vetëm PS”, tha Ferhati.

Related Posts

Leave a comment