Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kërcënoi biznesmenin të hiqte dorë nga tenderi, Gjykata cakton “arrest me burg” për Louis Konomin

-640-0-gjykata

Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar masën ‘arrest me burg’ Louis Konomit, (Elton Llozhi) i cili kërcënoi me jetë një biznesmen për tenderin e druve.

Seanca u mbajt sot në ambientet e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan. Konomi ka qenë shpallur në kërkim për kërcënim të një biznesmeni për tërheqjen nga ternderi në bashkëpunim. Ai u arrestua mbrëmjen e kaluar me Ramazan Rraja në zonën e Fushë-Krujës.

“Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin R. Rr. dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.”- njoftoi policia dje.

Related Posts

Leave a comment