Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Autoritetet të kenë kujdes”, BB: Ndërtimi mund të çojë në kolaps sistemin bankar në Shqipëri

auto_para-euro-850x567-1-696x4641680189567

Banka Botërore paralajmëron se rritja e pandalshme e sektorit të ndërtimit në Shqipëri po shndërrohet në një risk për sistemin bankar.

Çmimet e banesave janë rritur me shpejtësi në të gjithë rajonin, veçanërisht në tre vitet e fundit duke regjistruar rritjen më të lartë në dekada. Paralelisht kjo rritje është shoqëruar edhe me zgjerim të kredisë hipotekore që bankat japin për konsumatorët. “Kjo situatë ka shtuar shqetësimet për mbivlerësim të çmimeve të apartamenteve, por edhe për rritjen e borxhit të familjarëve,” vëren Banka Botërore.

Sipas Bankës, ekspozimi i bankave në klasën e aseteve të pasurive të paluajtshme është i lartë për të gjitha vendet e rajonit. Kjo ka ardhur për tre arsye. Së pari, vitet e fundit pjesa më e madhe e kredidhënies vjen nga kredia për banesa. Së dyti, aktualisht ndërtimet përbëjnë pjesën dërrmuese të kolateralit bankar dhe së treti, aktualisht bankat kanë në bilancet e tyre miliona euro pasuri të paluajtshme të sekuestruara, të cilat nuk likujdohen.

Related Posts

Leave a comment