Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha: Më 14 maj qytetarët do ta ndëshkojnë Ramën

73486592-2560-401B-8D15-205BBC138A9B

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme  një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kurbinit në zgjedhjet e 14 majit, Behar Haxhiu.

“Që në hapat e parë të garës së tij, Behar Haxhiu i ka futur lepurin në bark një njeriu që kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të ngjashëm me të një halabaku, ordiner dhe mbeti duke cituar Behar Haxhiun.

Edi, Behari është një njeri punëtor dhe të dy keni qenë qeveritarë vendorë. Behari ka qeverisur shumë vite komunën e Milotit, ti nga partia jote bashkinë e Tiranës.

Kur ike nga Tirana raporti i OSBE të akuzoi se ke vjedhur 200 milionë euro dhe i ke fshehur në off-shore. Të lash gojën ti kur të përmendësh Beharin.

Së dyti, nuk ke asnjë gojë e të drejtë të flasësh për një tjetër. Të perifrazosh një fjalë që tha se do ta marrin fjalën të tjerë më të shkolluar.

Të garantoj prej 32 vitesh Behari nuk ka shkruar fjalë në duar që t’i lexojë në parlament si puna jote. Ai ka frikë se ka bërë kërdinë me këtë zonë këtu dhe tani e di që do i dalin të gjitha defterët.

Leave a comment