Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama paralajmëron: Dështim spektakolar i KQZ, nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje se kemi harxhuar miliona euro

-640-0-736b62698ca739e89a1a5679f823c974 (1)

Dështim spektakolar të KQZ e ka cilësuar kryeministri Edi Rama faktin se mbi 500 qendra e nisën procesin e votimit me vonesë, për shkak se aparatet e pajisjeve të identifikimit elektronik nuk punonin. Në daljen e tij të parë për gazetarët pas fitores në zgjedhjet e së dielës, kreu i qeverisë tha se kjo çështje nuk do të ngelet me kaq.

“Besoj se zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë në asnjë aspekt përveç dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë që me korrektesë dhe dëshirë që në orët e para të mëngjesit ishin futur në radhe për të ushtruar të drejtën dhe detyrën e tyre kushtetuese. 

Kjo ishte një gjë e rëndë, tronditës, për faktin se pajisjet elektronike të identifikimit kanë garantuar një transparencë shumë më të madhe, një siguri shumë më të madhe, dhe mosfunksionimi i tyre për arsye më banale, ndërkohë KQZ në fund të ditës është për atë është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk dua të ndalem më tutje me këtë. 

Nuk do ta lemë me kaq këtë çështje, aq më tepër kur pamë skenat e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh, se asnjë arë çfarëdo gjëje të mbajë brenda nuk mund të hidhen ashtu. Kjo ishte e vetmja gjë e veçantë”.

Sa i takon akuzave të opozitës, Rama tha se kjo ishte diçka që e kishte parashikuar disa herë.

“Të tjerat janë gjëra që i kemi dëgjuar. Sa i përket akuzave të opozitës, ju keni sinkronet. Unë e kam parashikuar disa herë në takimet e mia publike. E vetmja gjë që nuk parashikova ishte shpejtësia që u kthyen në atë që është pozicioni i përhershëm historik, i përjetshëm i tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi i klithmave për vjedhje të zgjedhje. Ndërkohë që deri sa dolën rezultatet e para, sidomos i Kamzës, ata ishin si gjithmonë se kishin një fitore tronditëse. Çfarë mund të them unë më shumë për ta”.

Related Posts

Leave a comment