Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha: Mosbindje! Do të nisem për Kavajë

4439A1DF-64FD-44C4-BDF1-C9E0D23F7FB1

Sali Berisha deklaroi sot në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Sipas tij duhet një lëvizje paqësore e shoqëruar me mosbindje civile.

Forma e vetme me të cilën mund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, është ajo formë e përdorur nga të gjitha vendet kundër monizmit dhe ajo është lëvizja paqësore, demokratike gjer në realizimin e qëllimit të saj.

Kjo është bindja ime më e thellë. Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka. Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës.

Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia” tha ai.

Leave a comment