Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Misteri dhe lotët e nënës! Si vdiq 27-vjeçari në qeli në Tiranë për një palë atlete?

4D148352-6C99-46B6-A006-D986F934379E

Pasditen e sotme ka ndërruar jetë 27-vjeçari, Jani Rustemi. I riu u arrestua në prill të këtij viti pasi akuzohej se kishte vjedhur një tapet dhe një palë atlete.

Pasi u arrestua ai shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në spital ku qëndroi disa ditë në koma.

Para se të ndërronte jetë i riu, nëna e tij e denoncoi rastin pasi sipas saj djali nuk kishte asnjë sëmundje. Ndërkohë akuza të tjera kanë ngritur edhe kunati i viktimës.

Sipas Lulzim Mehmeti mjekët i ishin shprehur se 27-vjeçari kishte shumë metadon ku ata ngritën dyshime se kush i ka dhënë metadon.

Lulzim Mehmeti: Nga data 12 i ka shkuar nëna e vetë që quhet Pranvera Rustemi. Më datë 29, dy civila i kanë vajtur nënës te shtëpia edhe i kanë thënë që djalin tuaj e keni në spital te QSUT. Por nuk ka ndonjë gjë të rëndë, thjesht ka ftohje. Folëm me doktorin, na thanë që i kanë dhënë metadon, ka pirë shumë metadon. Ka marrë dozë të lartë tha. Kush ia ka dhënë metadonin?

Lulzim Mehmeti: Mjeku i ka bërë ndonjë vizitë djalit? I ka marrë analizat? Atij i kanë bërë ndonjë gjë në burg. Ose i kanë bërë gjilpërë, ose i kanë dhënë ndonjë metadon. Për këtë arsye bëj denoncim për mjekim të pakujdesshëm te Komisariati Nr.3.

Pranvera Rustemi:  Metadoni nuk pihet si karamele. Por ja ka bërë mjeki metadonin.

Mamaja e të ndierit në denoncimin e saj është shprehur se të dijë të vërtetën deh se kush ia ka bërë këtë veprim duke shtuar se ai nuk është i sëmurë.

“Është djalë 26 vjeç, e kam rritur me 500 halle djalin tim. Unë e dua djalin siç e ka kapur policia, shëndoshë e mirë, kështu e dua djalin. Djali im nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje. Kush ia ka bërë djalit tim? Do dali e drejta e djalit tim,” u shpreh ajo.

Leave a comment