Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau pronarin e lokalit për raki, Apeli dënon me burg 57-vjeçarin

8F8CA723-9D8F-4A39-9B07-DF2C378E2B3C

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 33 vjet burg për 57-vjeçarin Sofokli Shani, që vrau me armë zjarri Irakli Qorrin dhe plagosi djalin e tij, ngjarje e ndodhur më 4 qershor në një lokal në fshatin Fier i Ri.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka ka lindur në moment dhe nuk ka pasur debate në kohë të mëparshme. Autori i ngjarjes Sofokli Shani, mesnatën e 4 qershorit të 2021 ka shkuar në një lokal në fshatin Fier i Ri. dhe ka kërkuar të pijë një gotë raki por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore, pasi në atë kohë vendi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë së Covid19.

Por, autori Shani ka insistuar ç’ka më pas shkaktoi një konflikt fizik mes tyre. Shani ka marrë një karrige dhe ka qëlluar pronarin e lokalit, por në atë moment ka ndërhyrë djali i këtij të fundit. 57-vjeçari merr motorin e tij dhe largohet për në shtëpi, por disa minuta më pas rikthehet me një kallashnikov. Ai hyn nga hyrja e pasme e lokalit dhe qëllon Rako Qorrin duke e lënë të vdekur, ndërsa djali i tij i cili ishte pranë të atit mori plumba në këmbë.Armën e krimit Shani deklaroj se e kishte ruajtur që nga trazirat e vitit 1997.

Leave a comment