Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbytet një turist i huaj në kanionin e Langaricës në Përmet

-640-0-1c69a8741bc79ca1f8b629a3fc53899a

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Përmet, ku një person ka humbur jetën në kanionin  e Langaricës.

Burimet bëjnë me dije se viktima është një shtetas i huaj turist që kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë. Shkak për mbytjen e tij ka qenë dalja nga shtrati e lumit Langaricë si pasojë e reshjeve të shiut. Turistin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

Policia ka zbuluar turistin e huaj të pajetë në vendin e quajtur Mulliri i Bënjes. Ndërkaq rrezikohet edhe jeta e turisteve të tjerë në Langaricë.

Policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet kanë shkuar në vendngjajre dhe po punojnë për shpëtimin e turistëve të tjerë.

Related Posts

Leave a comment