Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Situata e tensionuar në Rusi, reagon për herë të parë SHBA

-640-0-1685122194xblinken-276

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas situatës që po zhvillohet në rusi që nga mbrëmja e së premtes pas rebelimit të grupit Wagner ndaj ushtrisë ruse.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se sot ka komunikuar me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, për këtë ngjarje.

Blinken shtoi se SHBA-të do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët.

“Komunikova sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata vazhdon të zhvillohet”, shkroi ai në Twitter.

Related Posts

Leave a comment