Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Referendum për ndryshimin e sistemit, partitë e vogla kërkojnë reformë zgjedhore

auto_shabani1688050531

Reformimi i sistemit zgjedhor është një kërkesë emergjente që duhet bërë sa më parë, por duke dëgjuar edhe zërin e partive të vogla. Kjo ishte kërkesa që u parashtrua këtë të enjte në një tryezë për reformën zgjedhore ku u bën bashkë partitë e vogla.

Nga kjo tryezë u prodhua një dokument me 12 propozime, ku kërkohen disa ndryshime të sistemit elektoral, duke nisur me zonat zgjedhore të cilat propozohet që të mos jenë më tepër se 4. Ndryshimi i formulës për shpërndarjen e mandateve, hapja totale e listave dhe zgjerimi i votës preferenciale janë disa propozimet e hedhura në këtë tryezë të organizuar nga Nisma Thurje.

Këto janë thjesht për të nisur një diskutim kombëtar, i cili në thelb synon të bëjë diçka që për shumë vite nuk ka ndodhur, sistemi zgjedhor ka qëndruar në dorën e kryetarëve të partive politike, a thua është domenti i tyre. Sistemi zgjedhor është domeni i popullit”,-tha Endrit Shabani, drejtues i Nismës Thurje

Dokumenti u përshëndet edhe nga krerët e disa prej partive që deri në 2021-in kanë qenë aleat tradicional të Partisë Demokratike.

“Ne kemi arritur në një Republikë Kryeministrore, ku gjithçka kontrollohet vetëm nga një njeri. Ne kemi një komision të reformës zgjedhore që mblidhet vetëm formalisht e nuk ka bërë asgjë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”,-tha Fatmir Medu, kryetari i PR.

Dashamir Shehi tha se mbajtja e referendumit për të mundësuar këto ndryshime do duhet të jetë në qendër të aksionve politike deri në zgjedhjet e ardhshme paralmentare.

“Ne kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojë diçka që vërtetë ka rëndësi për Shqipërinë, tani zgjedhjet e tjera janë pas një viti e gjysmë, u bë kaq vite që nuk është puna se në opozitën shqiptare ndryshimin e shpëton një ligj, por me këtë ligj që është sot, është bëra malore rruga”,-tha Dashamir Shehi, kryetari i LZHK.

Pjesë e këtij propozimi të bërë nga këto parti të vogla është edhe vota e diasporës nga vendet ku jetojnë, por edhe ulja e kufirit të moshës për të drejtën e votës nga 18 në 16 vjeç.

Related Posts

Leave a comment