Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bill Clinton: Mos nënvlerësoni fuqinë e shembullit tuaj! Shqipëria mund të jetë në anën e duhur të historisë & njerëzimit

-640-0-1688409700xclinton-884

Në fjalën e tij, ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se shpreson që Shqipëria do të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse.

“Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj”, tha Clinton i cili po ashtu theksoi se vendi ynë mund të jetë në anën e duhur të historisë dhe në anën e duhur të njerëzimit.

“Unë shpresoj që Shqipëria, në mënyra të mëdha e të vogla, do të jetë në gjendje që së pari t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse.

Do dëshiroja që e gjithë bota, të shihte një video të shkurtër të të gjithë këtyre fëmijëve. Është diçka që e marrin për të mirëqenë, duket diçka normale për ju, ka shumë vende në botë ku kjo do të ishte e çuditshme. Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj.

Ashtu siç dikur kur isha student pyetja veten se çfarë ishte ky mur që nuk më linte të mësoja për Shqipërinë. Mu desh të pyesja 10 njerëz sesi të shqiptoja emrin e njeriut që drejtonte vendin, ishte një mister i madh. Tani çdo njeri që përjeton vendin tuaj, ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, më i gatshëm për të qëndruar.

Ne e dimë që ju ende keni probleme ekonomike, di që ju luftoni me njëri-tjetrin dhe argumentoni gjatë. Jemi absolutisht të vetëdijshëm që ka sfida për të cilat duhet të bashkohemi me ju që t’ju ndihmojmë që t’i përballoni. Me fjalë të tjera jeni njerëz. Nuk mund të jeni të përsosur. Por mund të jeni në anën e duhur të historisë, dhe në anën e duhur të njerëzimit.

Për mua kjo nuk është një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeri që nuk është më i ri e nuk ka më pushtet politik një lëvdatë për atë çka shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur rikonfirmohet koncepti se njerëzit që bëhen bashkë përtej ndasive të tyre marrin vendime më të mira”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment