Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryetarja e Këshillit të Bosnje-Hercegovinës: Po punojmë për lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve

-640-0-1688727100xkristo-253

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama tha se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave do t’ja paraqesë Këshillit Evropian.

Ajo u ndal edhe tek dy çështje të rëndësishme si lëvizja e lirë dhe tregu i përbashkët, për të cilat tha se po punohet për t’i realizuar.

“Kemi biseduar në lidhje me marrëdhëniet tona që janë të mira dhe si duhet t’i çojmë më tutje marrëdhëniet mes shteteve tona. Ky bashkëpunim të përmbajë dialogun e përbashkët dhe shpresoj se do të kemi një bashkëpunim të mirë dhe në të ardhmen. E informova Ramën lidhur me situatën politike dhe aktuale tek ne dhe si funksionojnë çështjet e tjera të lidhura me politikën tek ne. Bashkëpunimi mes 2 shteteve të jetë me konsensus, të kemi dialog të mirë dhe në të ardhmen shpresoj se do të kemi marrëdhënie të mira.

Kemi theksuar 14 çështje më të rëndësishme për t’i paraqitur Komisionit Evropian dhe më tutje duhet të merremi që të shprehim interesat tona Komisionit Evropian. Kemi parashikuar 5 çështje të cilat duhet të paraqiten. Theksohet bashkëpunimi rajonal dhe me theks të veçantë në Procesin e Berlinit. Ne kemi informuar kryeministrin lidhur me masat e marra dhe iniciativat për Procesin e Berlinit dhe takimin që do të zhvillohet në Tiranë. 2 iniciativa nuk kemi arritur për t’i bërë dhe nuk jemi të gatshëm ende, lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke i bërë që edhe këto që të bëhen aktuale.”, theksoi ajo.

Related Posts

Leave a comment