Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çuçi pesë orë në zyrën e Rrumbullakut: RENEA, gati për superaksionin në strofkullën e Rrajave

-640-0-1688819908xwhatsapp-image-2023-07-08-at-142501-2-833

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar këtë të shtunë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Sipas informacioneve mësohet se takimi mes dy zyrtarëve të lartë i zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë ka zgjatur për pesë orë me radhë.

Dyshimet e para janë se arsyeja e këtij takimi të jetë dhuna e ushtruar nga fisi Rraja drejt kushërinjve të fisit Maja të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.

Ndërkohë akoma nuk ka një konfirmim nga palët në lidhje me diskutimet që janë bërë në takimin Çuçi-Rrumbullaku. /abcnews.al

Leave a comment