Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Prag tragjedie në Tiranë, 11-vjeçari prek aksidentalisht telat e korentit, dërgohet me urgjencë në spital

-800-0-1689616818xambulance-637

Një 11-vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pediatrisë në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” të kryeqytetit, ku i mituri ishte duke luajtur teksa ka prekur aksidentalisht kasetën që furnizon me energji pallatin.

11-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

“Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Related Posts

Leave a comment