Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur dhe një në kërkim

-640-0-1676708919xambulance-829

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë, pas një konflikti me thika.

Ngjarja ka ndodhur në vendqëndrimin e taksive në “Zogun e Zi”, gjatë një konflikti mes dy shtetasve.

Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga ana e Policisë së Tiranës vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.

Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Leave a comment