Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gati gjysma e popullsisë në prag të varfërisë në Shqipëri

auto_varferia-780x4391663148215

Në vitin 2022, mbi 95.3 milionë njerëz në BE (22% e popullsisë) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
Kjo i bie se është  të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social: varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesa në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna.

Në Shqipëri, ky tregues është dyfish më i lartë, pasi sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, në vitin 2021 rreth 44% e popullsisë së Shqipërisë ishte në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.

Përqindja e njerëzve të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social ndryshon në varësi të vende të BE-së.

Shqipëria kryeson Europën për këtë tregues, pasi gati gjysma e popullsisë së saj është e rrezikuar nga varfëria.guesi mund të jetë përkeqësuar më tej në vitin 2022 për shkak të efekteve negative që pati lufta në Ukrainë në rritjen e çmimeve.

Vlerat më të larta të popullsisë në rrezik të varfërisë u raportuan në Rumani (34%), Bullgari (32%), Greqi dhe Spanjë (të dyja 26%). Nga ana tjetër, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Çeki (12%), Slloveni (13%) dhe Poloni (16%).

Rreziku i varfërisë dhe i përjashtimit social nuk varet krejtësisht nga niveli i të ardhurave të një familjeje, pasi mund të pasqyrojë gjithashtu papunësinë, punën më të ardhura të pakta etj.

Personat që janë në rrezik të varfërisë kanë të ardhura janë nën pragun e rrezikut të varfërisë.

Ndërsa personat që vuajnë nga privimi i rëndë material dhe social nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë artikuj (gjashtë të lidhura me individin dhe shtatë të lidhura me familjen) që sigurojnë një cilësi të përshtatshme jetese.

Related Posts

Leave a comment