Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Do të të nxjerr videot intime”/ Zbardhen detaje të reja nga dhunimi i të resë në Tiranë

dhunues-750x375

Jane zbardhur detaje nga dhunimi i 28-vjeçares nga i dashuri i saj në Tiranë. Nr në studion e Euroneës Albania, u tregua se e reja pasi u njoh me 31-vjeçarin, vendosi të braktiste jetën dhe punën e saj në Gjermani për tu kthyer në Tiranë e për të rinisur bashkë një jetë të re. Por, nuk ndodhi kështu. Gleard Gusholli nisi ta dhunonte dhe madje e kërcënonte se nëse do ajo do ta denonconte, mund t’i publikonte edhe videot intime.

“Rasti i vajzës 28-vjeçare, dëshmon që ne jemi një shqëri e dhunshme. Unë kam dëgjuar shumë rrëfime tronditëse por ky ishte një rast ndryshe. Ajo është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, me dy prindër të shkolluar dhe dy motra të shkolluara. Ajo punonte në një spital në Gjermani dhe i kishte ofruar ndihmën e saj bashkëkombasit si Gleard Gusholli, personi që e mbajti peng dhe e dhunoi. Më pas ata kishin krijuar një lidhje intime, ishin ndarë për shkak të dhunës që ai ushtronte, ishin bashkuar sërish. Dhe vajza kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë dhe të ndërtonin një të re në Tiranë, me shpresën do të ndërtonin një familje. Kishte braktisur të gjithë jetën e saj të ndërtuar në Gjermani dhe kishte ardhur në Shqipëri me shpresën që ai do t’i përkushtohej, por përjeton dhunë barbare. Përjeton situate të tmerrshme dhe shantazhe nga më të ndryshme, deri tek ato që do të përdor videot intime,”- citon kjo mediat.

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë.

Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia.

Related Posts

Leave a comment