Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë! Një person i plagosur

-800-0-1f240a33259ca748c36a61dcfff60afa

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një konflikti te Rrethrrotullimi i Bathores.

I plagosur është Agim Hida. Ai është transportuar menjëherë për të marrë ndihmën e parë te Trauma.

“Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Leave a comment