Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një grua e re hidhet nga kati i tretë në Tiranë. Ka shpëtuar

auto_Screenshot_20221011_0911181665474197

Një grua e re në Tiranë është hedhur nga pallati ku banon duke pësuar plagë serioze, por ka shpëtuar, të paktën momentalisht.

Ngjarja e dhimbshme ndodhi sot në mëngjes në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht.

Policia tha se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasja E. T., 31 vjeçe.

E reja, si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Leave a comment