Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Humbi për herë të dytë zgjedhjet në Rrogozhinë, Hoxha: Disa vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës

-640-0-1690281791ximg-1300-104

Kandidati i ”Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha ka reaguar pas humbjes në zgjedhjet që u mbajtën të dielën për kryetar bashkie në Rrogozhinë.

Sipas tij humbja ka ardhur për shkak të shantazhit dhe dhunës ndaj administratës, bizneseve dhe qytetarëve.

”Mirënjohje dhe falenderime për të gjithë banorët e Rrogozhinës që dolën për të votuar. Falenderime të përzemërta për të gjithë ata që besuan tek ëndrra e ekipit tonë për një Rrogozhinë ndryshe.

Falenderime për gjithë bashkëpuntorët dhe njerëzit që sakrifikuan këto muaj kohë, energji dhe mund. Faleminderit edhe atyre që vendosën të “ndërronin anijen” gjatë rrugës! Kjo periudhë rezultoi një eksperiencë unike dhe shumë mësime u nxorrën.

Rezultati i zgjedhjeve të 23 Korrikut për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve. I gjithë shteti zbarkoi në Rrogozhinë dhe sollën me vete një paketë me mbi 1500 vota.

Përballë patëm shtetin, oligarkët dhe makineritë tyre. Unë dhe njerëzit fisnikë që më rrethonin nuk u trembëm, nuk bëmë kompromise dhe nuk u përkulëm ndaj tyre, por luftuam deri në momentin e fundit përa të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Rrogozhinës.

Votat i mbrojtëm dhe vota përsëri morëm! 4920 qytetarë përqafuan dëshirën tonë për Rrogozhinën një qytet më të mirë! 4920 falenderime të sinqerta për të gjithë ju që besoni në dinjitet dhe vlera njerëzore! Do mbetem njëri prej jush…!’- shkruan Hoxha.

Related Posts

Leave a comment