Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

”Komisioni i Etikës nuk ekziston, Açka e la postin e Kryetares”, deputetja i përgjijget Bardhit: Jam tërhequr nga dorëheqja

-640-0-1690378649xgazment-bardhi-flutura-acka-910

Deputetja Flutura Açka i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit i cili deklaroi sot se Komisioni i etikës nuk ekziston, pasi kryetarja Flutura Açka ka dhënë dorëheqjen.

Në një reagim në Facebook, Açka shkruan se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia.

Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

“Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim.

Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua. Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka.

“Unë e vlerësoj, do kisha shkuar me shumë dëshirë për t’u takuar me zonjën Açka, por zonaj acka si kryetare e komisionit ka dhënë dorëheqjen më 8 mars 2022. Nuk di të jetë dhënë dorëheqjen nga dorëheqja, në shkresë dorëheqja e nënkryetarëve Tabakut dhe Gjemarkaj me deklarim publik merret e mirëqenë, ky është standardi për këta të dy, ndërsa për zonjën Açka e cila gjithashtu e ka dhënë dorëheqjen në mënyrë publike më 8 mars 2022 kjo nuk merret e mirëqenë dhe njihet si kryetare e komisionit të Apelimit”, tha Bardhi gjatë një deklarate sot.

Related Posts

Leave a comment