Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përtej opinioneve dhe përballë fakteve

243572339_404385951253269_5068617227993052611_n
Ferdinand Xhaferri-
Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit e cilëson korrupsionin si sistemik në Shqipëri, gjë e cila nënkupton se edhe institucionet e projektuara për të luftuar korrupsionin janë të korruptuara!
Është e qartë se ky raport i Departamentit të Shtetit përcjell të njëjtën frymë që administrata Biden ka ndaj korrupsionit në përgjithësi duke e cilësuar atë si çështje që cënon sigurinë kombëtare.
Më shumë se një shekull më parë, Lordi Acton do të shkruante se: “Pushteti përpiqet të korruptojë dhe pushteti absolut korrupton absolutisht”.
Në maj të 2014, në një takim me studentë në një vend të Ballkanit (Rumani), Presidenti Biden do të shprehej se ”Korrupsioni është një kancer: Një kancer që shkatërron besimin e qytetarëve tek demokracia dhe zvogëlon instinktet për krijimtari dhe përparim”.
Në 8 Qershor të 2021 Presidenti Biden, duke e konsideruar korrupsionin si thelbesor në kërcënimin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, firmosi një urdhër ekzekutiv dhe sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë: “Urdhri zgjeron hapësirën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe zgjeron kriteret për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Me 3 dhjetor të 2021, në vijim të urdherit ekzekutiv të presidentit Biden, administrata amerikane shpalli strategjinë e SHBA-së për të luftuar korrupsionin. Në këtë strategji vihej theksi tek masat shtesë për zvogëlimin e mundësive për të korruptuar zyrtarët Amerikane.
Duket se ky dimër do të jetë i vështirë për qeverinë që gradualisht po futet në darën e sanksioneve.

Leave a comment