Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTOT/ Rama lë në hije ministrat dhe merret me zv/ministrat? Ç’ndodhi ndodh në Tepelenë!

-640-0-2e63ebb666489e4bb7419654d08e9679

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbërritur i pari sot në hotelin pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, aty ku po zhvillohet mbledhja e informale me ministrat e kabinetit. Të paktën, sipas asaj që ishte deklaruar deri mesditën e sotme.

Ministrat nuk jane te vetmit ne takim , pasi “në rresht” do të jenë zv/ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm të secilës ministri.

Ky vendim i minutës së fundit ka gjetur të papërgatitur ministrat e kabinetit, të cilët do të përballeshon me kryeministrin, për rezultatet e punës së tyre. Por Rama di të bëjë surpriza dhe kështu do të jetë dhe kjo e Tepelenës.

Hoteli buzë Ujit të Ftohtë duket se është zgjedhur mirë si simbolikë për atë që ka menduar Edi Rama.

Pesëmbëdhjetë ministritë e kabinetit të Qeverisë Rama kanë nga një deri në katër zëvendës ministra dhe nga një Sekretar të Përgjithshëm. Për të matur punët e secilës ministri, kryetari i Partisë Socialiste ka organizuar tryeza të rumbullakëta, për çdo dikaster dhe sekretariat.

Do të jenë zëvendësit dhe sekretarët ata që do të pyeten nga Edi Rama për çështje të caktuara të punës së tyre; çështje që lidhen me vendime apo projekte të zbatuara ose jo. Ky format i organizimit të takimit është menduar i tillë për parë aftësitë e zv/ministrave dhe aftësitë teknike të sekretarëve për të gjetur zgjidhje për kapërcimin e problematikave.

Në raste të rralla, pritet që të pyeten dhe ministrat. Por këta të fundit do të jenë më të spostuar nga tryezat e rrumbullakëta, për t’ju lënë mundësi stafeve të tyre të japin përgjigje.

Duke qenë se ky takim përkon me zhvillimet në Asamblenë Socialiste dhe bëhet një muaj para Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë, burimet e njohura me detaje nga organizimi dhe një deduksion logjik i ngjarjeve të çon në zhvillime edhe më te thella.

Zëvendësministrat dhe Sekretarët e Përgjithshëm do të vihen në provë për aftësitë e tyre, nëse do të jenë në gjendje të gjejnë zgjidhje për ato çështje “problematike” që rëndojnë mbi raftet e zyrave të ministrive. Ata që do të bindin Edi Ramën duket se do të marrin edhe besimin e tij për t’u vendosur në krye të dikastereve.

Megjithatë, orët e ardhshme pritet të zbardhin gjithçka rreth kësaj mbledhje informale në Tepelenë.

Related Posts

Leave a comment