Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Cërrik, rikthehen depozitat e ujit nëpër taraca

Screenshot_20230728_184631_Facebook-750x375

Besim Dybeli

Ka zgjatur shumë pak ëndërra e cërrikasve për ujë të pijshëm 24 orë. Pak muaj më parë, me investime të Bashkisë në bashkëpunim me donatorë të huaj, 20 mijë banorëve të Cërrikut me rrethina, iu mundësua uji i pijshëm pa ndërprerje. Qytetarët nisën kështu çmontimin e depozitave. Por, pak zgjati ky ngazëllim. Sikur të mos mjaftonin ndërprerjet e shpeshta nga defektet, Cërrikut i ndërpritet uji sistematikisht nga ora 12 e natës gjer në mëngjes. Në ujësjellës për këtë problem ngrejnë supet në vend të një përgjigjeje! Mësohet se ndërprejet gjatë natës bëhen për të zbutur humbjet në rrjet. Ç’faj kanë qytetarët? Kësisojë kanë nisur të aktivizohen sërisht depozitat e ujit!

Related Posts

Leave a comment