Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Korridori VIII, Xhaçka me homologët në Itali: BE të financojë rajonin

-640-0-11f79bd2e3b17ecec8e2a783c40d2028

Ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të takohen çdo vit për të diskutuar për çështjet që lidhen me Korridorin VIII. Për kryediplomaten shqiptare, kjo ide e vjetër infrastrukturore duhet të konsiderohet si korridor sigurie. Procesi i Berlinit do t’i vijë në ndihmë rajonit, përmes mbështetjes financiare të Bashkimit Europian.
“Shqipëria kryeson këtë vit Procesin e Berlinit dhe ne synojmë të bëjmë forcimin e ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në mendimin tonë, fokusi i Procesit të Berlinit duhet të jetë arritja e përputhshmërisë ekonomike me standardet e BE-së. Kjo është thelbësore për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit tonë në këtë periudhë të trazuar për sigurinë evropiane dhe globale. Në këtë kontekst sfidash të sigurisë, ne kemi nevojë që BE-ja të ruajë vrullin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete. Prandaj, Korridori VIII është një korridor që do të na bashkojë, do të jetë edhe një korridor sigurie”, tha Xhaçka.

Ndërsa Antonio Taiani theksoi: “Kemi vendosur që takimet ndërmjet Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i bëjmë të qëndrueshme, takime vjetore, për çështje që lidhen me Korridorin VIII. Por, takimet nuk do të jenë vetëm në nivel politik, por edhe në formatin e forumeve të biznesit. Gjithashtu, meqë 4 vendet tona bëjnë pjesë në NATO, ne vendosëm që pas konsultimeve edhe mund të komunikojmë propozime të caktuara që kanë të bëjnë me zonën jugore të Aleancës, pjesën ballkanike të NATO-s, Mesdhetare dhe atë Adriatike”.

Related Posts

Leave a comment