Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këto shtete i rikthehen normalitetit/ Nga sot nuk duhet maska për të udhëtuar

800-0-616d307bc4226-696x470

Duke filluar nga e hëna, për fluturimet brenda Skandinavisë, nuk do të jetë e nevojshme vënia e maskës.

Kompanitë ajrore “SAS, Norwegian”, “Widerøe” dhe “Flyr” kanë rënë dakord të mos kërkojnë më që udhëtarët midis Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë të mbrohen nga infeksioni me maska.

“Udhëzimi norvegjez për kontrollin e infeksionit nuk kërkon që udhëtarët vendas të mbajnë maska, kështu që ky detyrim nuk zbatohet në fluturimet e “Widerøes,” ka thënë një zëdhënëse për transmetuesin publik norvegjez.

Por, për fluturimet në vende të tjera jashtë vendit, megjithatë, mbrojtja e gojës dhe hundës, gjegjësisht maska mbrojtese do të vazhdojë të mbahet akoma.

Në Aeroportin “Gardermoen” – pranë kryeqytetit Norvegjez Oslo – detyrimi për maskë është hequr qysh të premten.

Related Posts

Leave a comment