Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ekspertët tregojnë se çfarë po ndodh me monedhën europiane, ja kur nisi stabilizimi i euros

auto_-800-0-64cfa44765e5b1691329956

Euro fiton qëndrueshmëri kundrejt lekut. Që prej disa ditësh një euro është pozicionuar në nivelin e 104.4 lekë .

Kjo vjen pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë  e cila ka rritur nivelin e blerjes së monedhës europiane për efekt të rezervës.parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezervës.

Stabilizimi i kursit sipas agjentëve të tregut nisi që pas deklaratës së guvernatorit  se do të shtojnë blerjen e sasisë së eurove në treg

Por pavarësisht këtij stabilizimi vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se euro do të vijoj të jetë e dobët kundrejt lekut edhe përgjatë muajit gusht pasi prurjet janë të mëdha. Kjo pasi ka një numër të shtuar turistësh që vijnë në vend si dhe emigrant që sjellin të ardhura pranë familjeve të tyre.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se edhe depozitat në euro kanë pasur një tendencë shtimi të shpejtë gjatë muajve të fundit. Vetëm në qershor kursimet e biznesve dhe qytetarëve në euro kapin vlerën 6.9 miliardë euro me një rritje prej 87 milionë eurosh në krahasim me një muaj më parë.

Shtimi I kursimeve në monedhën europiane është edhe më i fortë nëse e krahasojmë me qershorin e vitit të kaluar dhe rritja është me forte depozitat në euro janë rritur me 17.3%, ose 987 milionë euro më shumë.

Depozitat ne monedhen europiane

Qershor 2023      6.69 miliarde euro

Qershor 2022      5.7 miliarde euro.

Related Posts

Leave a comment