Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tensioni në kufi, ekspertët: Kosovës t’i jepen të gjitha bazat ushtarake të ish-Jugosllavisë

-800-0-a00e81a69d37e8e035f045dce1d9379d

Ngritja e bazave ushtarake në pronat e ish-Aeroportit të Dumoshit shumë pranë kufirit me Serbinë është mirëpritur nga ekspertët e sigurisë. Forca e Sigurisë së Kosovës, në vlerësimin e tyre, duhet të marrë të gjitha ish-bazat e ushtrisë jugosllave dhe për t’i shfrytëzuar në mbrojtje të vendit.

“Marrë parasysh zhvillimet e fundit të sigurisë në rrafshin global, veçanërisht pas kërcënimeve të hapura të presidentit Vuçiç mendoj që është një veprim i duhur dhe besoj që duhet të funksionalizohen të gjitha ish-bazat e armatës jugosllave në territorin e Kosovës”, thotë për A2 CNN Selam Shkodra, ekspert sigurie.

Kërcënimet e Serbisë dhe shtrirja e bazave të tyre ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën e bën të nevojshme edhe kundërpërgjigjen nga ana e Prishtinës.

“Duke pas parasysh edhe përgatitjen ushtarake të Serbisë dhe vendosjen e ushtrisë së tyre rreth kufirit me Kosovën natyrshëm që ka lindur nevoja edhe domosdoshmëria e ndërtimit të bazave të tilla ushtarake, në radhë të parë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në radhë të dytë që këto baza mund të shërbejnë edhe për ndërveprimin dhe bashkëpunimin edhe me aleatët tanë, konkretisht NATO e cila fatmirësisht është e pranishme në vendin tonë”, thotë Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë.

Qeverisë i kërkohet që të rrisë në vazhdimësi edhe numrin e ushtarëve si dhe të vijojë me trajnimin e tyre jashtë vendit.

Related Posts

Leave a comment