Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO: Kush janë 5 të arrestuarit e kapur me 400 mijë euro ekstazi

-640-0-1692102270ximg-1889-589

Personat në foto janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija të cilët u kapën me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë  5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Operacioni anti-drogë u finalizua  të hënën në mbrëmje në Tiranë.

5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjecare u kapën në kryqëzimin e rrugës Myslym Shyri dhe Sami Frashëri.

Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.

Related Posts

Leave a comment